75 Mall Live Search
08:48 / E Mërkurë, 25 Shtator 2019 / indeksADMonline

Trumpi në telashe, demokratët votojnë për shkarkimin e tij

Më shumë se 145 demokratë të Senatit amerikan nga 235 sa janë gjithsej kanë vouar pro shkarkimit të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës , Donald Trump, për arsye të një telefonate të cilën e ka bërë Trump me presidentin e Ukrainës  Volodymyr Zelensky më 25 korrik, prej të cilit kishte kërkuar nga Ukraina që të hetonte ish- zëvëndëspresidentin e SHBA-së, Joe Biden. Sipas demokratëve thuhet se ky veprim është shkelje e Kushtetutës dhe  se kanë mbetur vetëm edhe votat e republikanëve që Trumpi të shkarkohet. Të martën  më shumë se gjysma e Senatit ka votuar pro këtij vendimi.

Ish- zëvëndëspresidenti, Joe Biden, thotë se duhet të fillojnë proceduart për shkarkimin e Trumpit, ndërsa demokratët e akuzojnë presidentin për presion të padrejtë ndaj Bidenit. Ata, gjithashtu kanë thënë se asnjëherë më parë nuk është shkarkuar një president për shkelje të Kushtetutës , sipas tyre një ngjarje e tillë cliësohet si tragjedi, por si një tragjedi që  Trumpi ia ka shkaktuar vetvetes.

Ndër të tjera Trumpi ka treguar që ia ka ndërprerë fondet Ukrainës dhe i ka bërë presion homologut të tij ukrainas, që ta hetojnë kundërshtarin e tij për pozitën e presidentit, Joe Biden.

“Ne po japim pjesën më të madhe të parave , dhe unë dua ta di pse po ndodh kështu? E  gjithë cka dua unë dhe insistojë për këtë është se Evropa duhet të kirjojë para edhe për Ukrainën”, tha presidenti Trump në një komunikatë për media.

Sa i përket telefonatës me presidentin e Ukrainës në lidhje me hetimin e Bidenit, Trumpi ka thënë se telefonatën e ka të incizuar dhe do ta bëjë publike. “Do ta shihni se ishte një telefonatë shumë miqësore dhe plotësisht e përshtatshme”, shkroi ai në Twitter. /Indeksonline/