75 Mall Live Search
11:32 / E Mërkurë, 25 Shtator 2019 / indeksADMonline

Vesa Luma nis ditën me plot motiv

Vesa Luma prej kohësh ka nisur një jetë të re në Zelandën e Re së bashku me bashkëshortin e saj, Big Basta dhe djalin e tyre.

Këngëtarja e njohur kosovare qëndroi gjatë verës në Kosovë, ndërsa tani përsëri është rikthyer në Zelandë.

Ajo nga atje është mjaft aktive dhe u qëndron afër adhuruesve të saj me postime të ndryshme në Instatgram.

Sot ajo ka ndarë me ndjekësit një video teksa u shfaq pa grim dhe dukej mjaft mirë.

“Nëse nuk ke paqe brenda vetes, njerëzit nuk mund t’jua japin atë. Burri nuk mund t’ju japë. Fëmijët tuaj nuk mund t’jua japin juve.Ju duhet t’ia dhuroni vetes”, ka shkruar Vesa.

Ndryshe, ajo gjatë qëndrimit në Kosovë publikoi projektin “Spaska qenë e shkrume” në bashkëpunim me Drenik Prizrenin./Indeksonline/