75 Mall Live Search
12:05 / E Mërkurë, 25 Shtator 2019 / indeksADMonline

Hasani hapi fushatën zgjedhore të koalicionit AAK-PSD, në Gjilan: Më 6 tetor jemi fitues

Kandidati për deputet i koalicionit AAK-PSD, Bajram Hasani, në hapjen zyrtare të fushatës së këtij koalicioni në Gjilan, ka thënë se qytetarët më 6 tetor kanë ofertën më të mirë, atë të koalicionit AAK-PSD.

“Ne si koalicion kemi çfarë t’u ofrojmë qytetarëve edhe për qeverisjen deri sot por edhe kemi ofertën më të mirë si koalicion për zgjedhjet e 6 tetorit”, ka thënë ai, duke shprehur i bindur në fitoren e këtij koalicioni.

Hasani ka thënë se ky koalicion ka kandidatët më të mirë për deputetë nga rajoni i Anamoravës, transmeton “Epoka e re”.

Ai ka thënë se qytetarët kanë shumë arsye për ta votuar më 6 tetor koalicionin AAK-PSD, pasi sipas tij, Ramush Haradinaj në qeverisjen e deritanishme si kryeministër ka treguar se nuk ka cenim të sovranitetit.

Hasani ka thënë se qeveria Haradinaj ka marrë vendime të mëdha, vendimi për ushtrinë, taksën dhe ringjallja e Trepçës e shumë vendime të tjera, si ato për mbrojtjen e prodhimeve vendore, është arsye që qytetarët t’i japin besimin Haradinaj që të vazhdojë me qeverisjen në vend.