75 Mall Live Search
12:15 / E Mërkurë, 25 Shtator 2019 / indeksADMonline

Ronaldo s’e ka votuar kurrë Messin për më të mirin, në botë

Lionel Messi të hënën fitoi ëmimin e më të mirit në botë nga FIFA duke mposhtur konkurencën e Cristiano Ronaldos dhe Virgil van Dijk.

Pas ceremonisë, u publikuan edhe votat që kapitenët e skuadrave kishin dhuruar për të nominuarit.

Messi kishte votuar për 5 pikë Manen, me tri pikë Ronaldon dhe me një pikë De Jongun, ndërsa Ronaldo nuk ia kishte kthyer “nderin” argjentinasit duke votuar me 5 pikë De Ligt, me tri De Jong dhe me një Mbappen, shkruan Indeksonline.

Kjo nuk është hera e parë që ylli portugez nuk e voton Messin. Ai faktikisht, asnjëherë nuk e ka votuar atë në 8 rastet e mundshme, ndërsa Messi e ka votuar dy herë Ronaldon, këtë vit, dhe vitin e kaluar.

Ronaldo njihet për kokëfortësinë dhe mentalitetin e tij fitues, ndërsa tashmë më shumë se një dekadë Messi është rivali i tij kryesor dhe kjo është edhe arsyeja që Ronaldo nuk e ka votuar asnjëherë argjentinasin./Indeksonline/