Ja sa bileta janë shitur deri tashti për ndeshjen Kosovë – Gjibraltar
Kosova do të përballet me Gjibraltarin më 10 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” në një miqësore të lehtë para përballjes shumë të rëndësishme ndaj Malit të Zi.
Interesimi i qytetarëve për këtë miqësore nuk ka munguar, ndonëse ka qenë më i vogël, shkruan Indeksonline.
Zëvendëssekretari i përgjithshëm i FFK-së, Arianit Ahmeti, tha për Indeksonline se deri tashti janë shitur rreth 7500 bileta.
Deri më 10 tetor ka ende kohë dhe pritet që të gjitha biletat të shiten./Indeksonline/