75 Mall Live Search
18:58 / E Mërkurë, 25 Shtator 2019 / indeksADMonline

Barzagli bëhet ndihmës trajner te Juventusi

Juventus ka bërë të ditur se Andrea Barzagli është rikthyer në stafin e klubit bardhezi, këtë herë në rolin e ndihmës trajner në stan e trajnerit Maurizi Sarri.

Barzagli u tërhoq nga futbolli profesionist në fund të sezonit të shkuar, ku mbylli ciklin e tij si futbollist i Juventusit.

Kampionët e Italisë theksuan se 38-vjeçari do e fillojë punën e tij ditën e nesërme, ku do të jetë krah trajnerit Sarri.

Barzagli zhvilloi 281 paraqitje me “Zonjën e Vjetër”, prej vitit 2011-2019, ku fitoi 8 kampionate në Itali radhazi dhe shkoi në dy finale të Champions League. Ai ishte pjesë e Italisë, në vitin 2006, ku u shpallën kampionë bote.