75 Mall Live Search
22:32 / E Mërkurë, 25 Shtator 2019 / indeksADMonline

Reçica: Qeveria e re do ketë përgjegjësi të mëdha për temat nacionale

Skender Reçica i NISMA’s ka thënë se sllogani “Bashkë për Shtetin” është ai që i përshtatet më së miri NISMA’s si parti.

Sipas tij, NISMA, përkatësisht lideri i saj Limaj në vazhdimësi ka kërkuar unitet dhe bashkim rreth temave nacionale. Reçica ka thënë se institucionet që do të burojnë nga zgjedhjet e 6 tetorit do të kenë mbi supe përgjegjësi të mëdha sa i përket temave nacionale, siç është dialogu e taksa.

“Ne s’kemi ndryshuar mendim për dialog. Kosova duhet të ulet në tryezë të biesedojë me fqinjtë por duhet të dijmë çfarë të bisedojmë. Dialogu në fund duhet të rezultojë me njohje të Kosovës nga Serbia”, ka thënë Reçica.

Ai ka folur edhe për taksën duke thënë se arsye e vendosjes së taksës ishte cenimi i sovranitetit të vendit nga shtetet respektive.

“Nëse duam të heqim taksën, duhët të shohim a ekzistojnë ende ato arsye dhe nëse nuk ekzistojnë ato arsye duhet të shohim të ndërmarrim veprime të tjera, të shihet se a duhet të pezullohet apo suspendohet”, tha Reçica.