75 Mall Live Search
09:37 / E Enjte, 26 Shtator 2019 / indeksADMonline

Portieri i Manchesterit – me gjeste të çuditshme për të frikësuar kundërshtarin

Manchesteri kaloi në rundin e 1/8 të EFL Cupës pasi eliminoi skuadrën e Ligës së Dytë, Rochdale.

Rezultati i ndeshjes ishte i barabartë 1:1 dhe fituesi u përcaktua pas ekzekutimit të penalltive, shkruan Indeksonline.

Të vetmen penallti e humbi Jimmi Keohane, e cila edhe ishte vendimtare për kualifikimin e United.

Por ajo çfarë ka rënë në sy ka qenë mimika e portierit të Manchesterit, Sergio Romero derisa 28- vjeçari po gjuante penalltinë.

Romero arriti të pres këtë gjuajtje, që i siguroi rundin tjetër skuadrës së tij. /IndeksOnline/