75 Mall Live Search
10:06 / E Enjte, 26 Shtator 2019 / indeksADMonline

Haradinaj kujton masakrën në Abri të Epërme: Çmimi i lirisë ishte i shtrenjtë

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, në 21-vjetorin e maskarës së Arbrisë së Epërme, kujtoi anëtarët e familjes Deliu, të cilët u vranë mizorisht nga pushtuesit serbë.

Haradinaj tha se çmimi i lirisë ishte i shtrenjtë dhe kujtimi i përjetshëm i të rënëve është thirrje për të mos harruar dhe për ta vendosur drejtësinë.

“Me përulje kujtojmë sot anëtarët e familjes Deliu, që u martirizuan në themelet e lirisë dhe shtetit të Kosovës. Në Abri të Epërme, 21 vjet më parë, është kryer një nga masakrat më mizore mbi popullsinë civile, duke mos kursyer askënd, as pleqtë e foshnje gjashtë muajshe. Çmimi i lirisë ishte i shtrenjtë dhe kujtimi i përjetshëm i të rënëve është thirrje për të mos harruar dhe për ta vendosur drejtësinë. Sot, si gjithmonë duhet të bashkohemi për ta ruajtur lirinë që e fituam me aq shumë sakrificë. Lavdi e përjetshme!”, shkroi Haradinaj.