“Tesla”, do të zgjerohet në Ballkan vitin e ardhshëm
Kompania që merret me prodhimin e veturave elektrike planifikon të fillojë zgjerimin në Evropë, në fillim të vitit të ardhshëm.
Shefi i kompanisë “Tesla”, Elon Musk, ka zbuluar planet e kompanisë për zgjerim në Evropë, duke përmendur edhe dy vende të Ballkanit, Serbinë dhe Kroacinë.
Kompania që merret me prodhimin e veturave elektrike planifikon të fillojë zgjerimin në Evropë, në fillim të vitit të ardhshëm.
“Shpresojmë të hapim në Sllovaki, Kroaci, Serbi dhe pjesën më të madhe të Evropës Lindore në fillim të vitit të ardhshëm. Më në fund do ta bëjmë krenarë Nikola Teslën, duke pasur veturat në vendet e tij të origjinës”, ka shkruar Musk në Twitter.
Tesla prodhoi 87.000 automjete në tremujorin e dytë të vitit 2019.
Hoping to open in Slovakia, Croatia, Serbia & most of Eastern Europe early next year. Finally, we will do Nikola Tesla proud by having his cars in his countries of origin!
— Elon Musk (@elonmusk) September 23, 2019