Erikseni do të largohet nga Tottenhami si lojtar i lirë
Christian Eriksen raportohet se ka hedhur poshtë planet e klubit për ta shitur atë në afatin kalimtar të janarit dhe ka vendosur të larohet si lojtar i lirë gjatë verës.
Danezit do t’i përfundojë kontrata në fund të sezonit dhe vetë ai ka pranuar se tashti po kërkon një sfidë të re.
Erikseni ka refuzuar ofertën e Spursit prej 200.000 funtesh në javë andaj është i lirë që të nënshkruajë me një klub tjetër, pasi t’i mbarojë kontrata.
Kurse mënyra e vetme që Erikseni të transferohet të ndonjë klub nga Totenhami do të ishte ardhja e ndonjë oferte nga Real Madridi apo Barcelona./Indeksonline/.