75 Mall Live Search
15:32 / E Enjte, 26 Shtator 2019 / indeksADMonline

Shqiptarja 17-vjeçare befason jurinë në “X Factor Greece”

Një 17-vjeçare me origjinë shqiptare ka shkëlqyer në skenën e “X Factor Greece”.

Jody Lulati na ka bërë krenarë mbrëmjen e djeshme me përfaqësimin  në konkursin muzikor.

Ajo këndoi këngën “You knoë I’m no good” të Amy Winehouse dhe u pëlqye shumë nga juria, e cila e përgëzoi dhe dha vlerësime shumë pozitive.

17- vjeçarja fitoi zemrën e të katër anëtarëve të jurisë, të cilët i dhanë  “PO”.

Tashmë nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë fat në fazat e tjera të konkurimit dhe pse jo fitore.

Kujtojmë që shqiptarët gjithmonë na kanë përfaqësuar denjësisht nëpër konkurse muzikore, ku kanë dalë edhe me fitore.