E hapi derën për dalje emergjente në aeroplan për të marrë ajër të pastër
Një grua u arrestua nga policia pasi ajo ka hapur derën për dalje emergjente për të marrë ajër të pastër.
Besohet se gruaja e paindentifikuar ishte në të 50-tat, transmeton Indeksonline.
Incidenti ndodhi në fluturimin Xiamen Air MF8215 nga Wuhan në Lanzhou, i cili u vonua për një orë.
Oficerët më pas arrestuan gruan përpara se avioni të lejohej më në fund të niset për në Lanzhou, Gansu./Indeksonline/.