75 Mall Live Search
16:55 / E Enjte, 26 Shtator 2019 / indeksADMonline

SHBA, droni lëshon marijuanë dhe telefon në burg

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një të burgosuri i hidhet me dron një pako me marijuanë dhe një telefon.

Burgu i Qarkut Cuyahoga në Ohio publikoi pamjet kur i burgosuri pret pakon që ‘i bie nga qielli’, ndërkohë të burgosurit e tjerë nuk reagojnë.

Menjëherë ai merr pakon dhe e mbulon me uniformën e burgut.

Incidenti bëri që policia të niste një hetim për kontrabandimin e drogës në burg me dron. Ndërsa nuk është identifikuar ende personi që drejtonte dronin.