75 Mall Live Search
18:45 / E Enjte, 26 Shtator 2019 / indeksADMonline

Gashi nga Prizreni: Nuk do të ketë më kryeministër me qira

Kandidati për deputet i listës së PDK-së, Kujtim Gashi në tubimin elektoral në Prizren ka thënë se më nuk do të ketë më kryeministër me qira por do të jetë Kadri Veseli.

Për më shumë lexojeni një pjesë nga fjalimi i Gashit:

Shumë i nderuar kryetar, lideri ynë, kryeministri, ideatori i dekadës së re. Mirë se keni ardhur në qytetin e fitoreve të njëpasnjëshme të PDK-së, është në nderin tim të familjes sime që të jem kandidat i degës më të madhe të PDK-së për kuvendin e Kosovës. Fitorja do të jetë për të sotmne dhe të ardhmen. Jemi krenar, fatlum si anëtar të PDK-së, partisë shtetformuese, partisë e cila është trashëgimtare e vlerave të UCK-së, partisë në të cilën nën qeverisjen e të cilës janë shënuar të arriturat më të mëdha. Kosovës tonë, anëtarësisë së PDK-së, do i sjellim fitoren e madhe, fitoren e madhe me në krye kryeministrin, Kadri Veselin. Nuk do të ketë më kryeministër me qira por ai do të jetë Kadri Veseli.