75 Mall Live Search
19:42 / E Enjte, 26 Shtator 2019 / indeksADMonline

Thaçi darkon te kuzhinieri i famshëm turk, Nusret

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës krahas takimeve të shumta ka gjetur kohë edhe për relaks.

Thaçi si vend për të darkuar në New York ka zgjedhur një nga restorantet e  kuzhinierit të famshëm turk, Nusret Gokce.

Kjo gjë është bërë publike përmes një fotografie që ka qarkulluar në rrjetet sociale.

Në imazh shihet momenti kur Nusret i përgatit personalisht presidentit të Kosovës bifteku e tij të famshëm.

Kujtojmë që Nusret numëron disa restauronte të tilla në botë./Indeksonline/