75 Mall Live Search
19:32 / E Enjte, 26 Shtator 2019 / indeksADMonline

14 futbollistë pritet ta shijojnë për herë të parë derbin Gjilani – Drita

Skuadra kosovare gjatë afatit kalimtar të verës shpesh herë transferojnë shumë futbollistë.

Kjo do të bëj që në derbin Gjilani – Drita, disa lojtarë ta shijojnë për herë të parë.

Gjatë verës, Gjilani transferoi 16 futbollistë, ndërsa Drita 11, shkruan Indeksonline.

Duke marrë përbazë vetëm futbollistët që luajnë në përbërjet bazë, plotë 14 futbollistë nga të dy skuadrat do të debutojnë në derbin më të madh kosovar.

Te Gjilani pritet të luajnë: Oltion Rapa, Jackson Ferreira Silverio, Bedri Greca, Tomisllav Bushiç, Fjoart Jonuzi, Erlis Frashëri, Muhamed Useini, Gerhard Progni.

Ndërsa te Drita, Ilir Blakçori, Hamdi Namani, Izair Emini, Darko Tofiloski, Bunjamin Shabani, Ardian Cuculi.

Ndeshja Gjilani – Drita zhvillohet të dielën me fillim nga ora 15:00 në stadiumin e qytetit në Gjilan. /Indeksonline/