Xhakës mund t’i hiqet shiriti i kapitenit te Arsenali
Unay Emery ka ftuar lojtarët që të votojnë për kapitenin e tyre të preferuar, ka zbuluar mbrojtësi Rob Holding.
Emery paraqiti një listë prej 5 lojtarëve verën e kaluar dhe tre prej tyre tani më janë larguar, Koscielny, Petr Cech dhe Aaron Ramsey.
Granit Xhaka e ka vënë shiritin e kapitenit deri tash në Premierligë këtë sezon, por nuk ka bindur për rolin e tij dhe u vërshëllye nga fansat fundjav֝n e kaluar gjatë fitores ndaj Aston Villas, transmeton Indeksonline.
Mesut Ozil tash është i vetmi anëtar prej të 5 lojtarëve që Emery ka përzgjedhur.
Holding, i cili mbajti shiritin e kapitenit pasi Ozil u zëvendësua gjatë fitores së tyre 5-0 ndaj Nottingham Forest në Carabao Cup , ka zbuluar se shefi i Arsenal kohët e fundit ka kryer një sondazh të dhomës së zhveshjes për të vendosur se kush e merr shiritin.
“Atij i pëlqejnë pesë kapitenët e tij. Të gjithë bëmë një votim javën tjetër, kështu që do të shohim se çfarë ndodh dhe të shohim se kush emërohet”, tha Holding./Indeksonline/