Miley Cyrus thumbon keq ish-bashkëshortin: Jam më burrë se ti
Muaj më parë në media botëror bëri bujë ndarja e këngëtares Miley Cyrus dhe aktorit Liam Hemsworth.
Ish-çifti ishin në lidhje prej vitesh teksa vetëm vitin e kaluar kurorëzuan dashurinë me martesë e cila zgjati më pak se një vit, shkruan Indeksonline.
Menjëherë pas ndarjes nga aktori, Miley fillojë lidhjen me mikeshën e saj të ngushtë Kaitlyn Carter e me të cilën u nda pas një muaji romancë.
Ndonëse zemërthyer Miley ka vazhduar me poza të nxehta në të brendshme në mbishkrimin e të cilës ka thumbuar ish-bashkëshortin.
“Jam më shumë se një burrë që do të jesh ndonjëherë dhe më shumë se një grua që do ta kesh ndonjëherë!- Jonathan Larson”, ka shkruar 26 vjeçarja./Indeksonline/