75 Mall Live Search
09:45 / E Premte, 27 Shtator 2019 / indeksADMonline

Edhe java e 7-të, do të jetë e “nxehtë” në Superligë

Java e shtatë e Superligës së Kosovës në futboll do të jetë e nxehtë.

Në vëmendjen e të gjithëve do të jetë derbi gjilanas, Gjilani – Drita i cili zhvillohet të dielën nga ora 15:00.

Përveç kësaj supërndeshjeje, në program do të jenë edhe 5 duele të tjera, secila më interesante se tjetra.

Të shtunën me fillim nga ora 13:00 do të takohen Feronikeli – Ferizaj, nga ora 14:00 Llapi – Dukagjini, ndërsa nga ora 15:00, Trepça’89 do ta presë Flamurtarin, shkruan Indeksonline.

Të dielën do të zhvillohet ndeshja Drenica – Ballkani nga ora 14:00 dhe Vushtrria do të jetë nikoqire e Prishtinës së këndellur./Indeksonline/