Lë burrin, bie në dashuri me DJ-në e dasmës…
Një 26-vjeçare është ndarë nga burri i saj, pas 2 vjetësh martesë, pasi ra në dashuri me DJ-në që ishte ngarkuar për muzikën gjatë dasmës.
Megan Willis kishte gati 1 vit që ishte martuar kur nisi të ndihej e palumtur pasi bashkëshorti nuk “i jepte atë për të cilën ajo kishte nevojë”.
Kështu, ajo nisi të bëhej e afërm me 49-vjeçarin Mark Stone, i cili kishte qenë DJ te dasma e saj.
Pavarësisht se kanë 23 vite diferencë mes tyre, Megan filloi të kishte ndjenja për DJ-n dhe më pas kuptoi se nuk kishte pse t’i përgjërohej për vëmendje burrit të saj të fiksuar pas videolojërave.
Willis e njihte 49-vjeçarin para se të martohej, sepse i kishte prezantuar motra e saj, më pas e punësoi në dasmë dhe pasi filluan krisjet në martesë la burrin për të. Duke folur për ish-bashkëshortin, 26-vjeçarja tha se i dukej sikur nuk kishte asnjë farë rëndësie pasi ishi i saj e kishte mendjen vetëm që të luante lojëra me kufje në vesh.
Pasi divorcit Marku dhe Megani i kanë bërë tashmë gjërat zyrtare dhe familjet e tyre kanë nisur ta pranojnë hendekun e moshës që kanë.