75 Mall Live Search
10:28 / E Premte, 27 Shtator 2019 / indeksADMonline

Firmino vendos këto fjalë në atletet e tij, do të habiteni me kuptimin e tyre

Roberto Firmino ka fituar zemrat e tifozëve të Liverpoolit, që nga nënshkrimi për klubin më 2015.

Sulmuesi brazilian u bashkua me klubin nga Hoffenheim në një marrëveshje 29 milionë £ por u përpoq të adaptohej gjatë muajve të tij të hapjes në futbollin anglez.

Por, kur Jurgen Kloppi vendosi ta luante atë në një rol të rremë-9, Firmino hyri në të tijin.

Tashti është ndër lojtarët më të rëndësishëm të Liverpool-it.

Deri tashti në karrierën e tij në Reds, ai ka luajtur 201 ndeshje dhe ka shënuar 69 herë.

Këto statistika nuk tregojnë se ai është një sulmues i klasit botëror, por tifozët e Liverpoolit ende nuk do ta ndërrojnë atë për asnjë lojtar në botë.

Përkrahësit e Redsit madje kanë dalë me një këngë për të, të titulluar ‘Si Senor’.

Ata shpesh këndojnë këngën dhe tashti Firmino vetë ka vendosur ta nderojë këngën, duke vendosur fjalët “Si Senor” të qepura në atletet e tij të reja./Indeksonline/