75 Mall Live Search
10:32 / E Premte, 27 Shtator 2019 / indeksADMonline

Presidenti Thaçi shpreh ngushëllimet për vdekjen e Ajnishahe Halimit

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur ngushëllimet tij për vdekjen e anëtares së Partisë Demokratike të Kososvës, Ajnishahe Halimi.

“Me keqardhje morëm lajmin për vdekjen e veprimtares së njohur Ajnishahe Halimi, e cila dha kontribut të shquar në të gjitha periudhat e zhvillimeve politike dhe kombëtare në Kosovë. Familjes Halimi i shprehim ngushëllimet më të thella”, tha presidenti Thaçi përmes një postimi në Facebook.

Varrimi i së ndjerës do të bëhet sot, në orën 17:00, në fshatin Gurelez (Kozhicë)./Indeksonline/