75 Mall Live Search
12:32 / E Premte, 27 Shtator 2019 / indeksADMonline

Gruaja e Oliver Ivanoviqit: Sjellja e turpshme e Trajkoviqit, po mbledh pikë politike për fushatën

Gruaja e Oliver Ivanoviqit, Milena Ivanoviq, krytarit të vrarë të Iniciativës Qytetare SDP, i ka penguar që Rada Trajkoviqi, fushatën e saj zgjedhore e filloi pikërisht në vendin ku i ishte vrarë bashkëshorti.

Të turpshme dhe hipokrtite, e kishte cilësuar ajo veprimin e Trajkoviqit, transmeton Danas.rs .

“Trajkoviqi, po mundohet të mbledhë pikë politike në këtë mënyrë, është koha që Rada Trajkoviq, të ndalojë përdorimin e vuajtjeve të Ivanoviqit për promovimin e saj politik”, ishte shprehur Milena Ivanoviq.

Rada Trajkoviqi, si anëtare e koalicionit “Slloboda” fushatën e saj për zgjedhjet e 6 tetorit e filloi në vendin ku qe vrarë Ivanoviqi. Oliver Ivanoviqi, u vra në janar të vitit 2018 para zyrave së partisë së tij në veri të Mitrovicës./Indeksonline/