Abdixhiku: Buxheti i shtetit në qeverisjen e LDK-së,do të bëhet 3 miliardë euro
Lumir Abdixhiku, ish-deputet dhe kandidat aktual për deputet nga radhët e LDK-së, ka potencuar se me LDK-në në qeverisje, buxheti i shtetit do të arrijë në 3 miliardë euro.
Sipas tij, sot vlera e ekonomisë, apo GDP-së, së Kosovës është rreth 7 miliardë euro.
Buxheti i shtetit aktualisht është rreth 30% e GDP-së, pra rreth 2.1 miliardë euro. Për ta rritur buxhetin e shtetit në 3 miliardë euro, na duhet të rrisim GDP-në nga 7 miliardë euro në 9 miliardë euro.
Kjo nënkupton rritje ekonomike rreth 6% në vit. Kjo rritje do te realizohet me qeverisjen e LDK-së.