75 Mall Live Search
15:11 / E Premte, 27 Shtator 2019 / indeksADMonline

Skautët e dy skuadrave londineze nisen për në Turqi

Vedat Muriqi vazhdon ta tërheqë interesimin e top skuadrave evropiane.

Ylli kosovar i futbollit do të jetë i angazhuar gjatë këtij vikendi me skuadrën e tij, në derbin më të madh në Turqi, Fenerbahce – Galatasaray.

Sipas raportimeve të “Sportwitness”-it gjatë kësaj ndeshjeje pritet që të jenë prezentë në stadium edhe skautët e West Hamit, të cilët do të monitorojnë Vedat Muriqin. Pas shërbimeve të Muriqit janë edhe skuadra si Manchester Unitedi e Tottenham Hotspuri, me zyrtarët e këtyre të fundit të cilët po ashtu pritet të jenë prezentë në Turqi.

Kosovari nga ana tjetër ka shprehur dëshirën që të jetë një legjendë e skuadrës së Fenerit.