Tifozët “gozhdojnë” Xhakën pas shpalljes kapiten i Arsenalit
Granit Xhaka u bë kapiten i përhershëm i Arsenalit sot.
Unay Emery zgjodhi atë para disa futbollistëve të tjerë, megjithatë kjo nuk u ka pëlqyer tifozëve të Arsenalit, raporton Indeksonline.
Ata e “gozhduan” Xhakën me postime në Twitter duke dalë kundër këtij vendimi.
“Ai mund të jetë i mirë brenda dhomës së zhveshjes, por nuk është i tillë në fushë”, thotë njëri nga postimet.
“Xhaka emërohet kapiten. Çfarë po mendon Unay Emery?”, theksohet në një postim tjetër.
“Emery e meriton të shkarkohet vetëm që e caktoi kapiten Granit Xhakën./Indeksonline/





