Mourinho e dëshiron kthimin te Real Madridi
Portugezi ka hedhur poshtë ofertat që i ka marrë nga Monaco, Schalke dhe AC Milan pasi që është duke pritur një shans për t’u rikthyer në Santiago Bernabeu.
Jose Mourinho dëshiron të kthehet te Real Madridi andaj ka refuzuar shumë klube shkruan Goal, transmeton Indeksonline.
Mourinho është i interesuar për punën te Real Madridi nëse klubi spanjoll do të vendos që Zidane të shkarkohet.
Real Madridi nuk është duke pasur formë edhe aq të mirë në këtë sezon, andaj janë ngjallur raportimet që Mourinho mund ta zëvendësoj trajnerin aktual./Indeksonline/.