Albani dhe Miriam befasi për adhuruesit në koncertin në Tiranë, zbulojnë gjininë e fëmijës së dytë
Pas zbulimit të lajmit që Alban Skenderaj dhe Miriam Cani janë në pritje të fëmijës së dytë gjatë koncertit në Prishtinë që u mbajt në qershor, dyshja tani kanë zbuluar gjininë e foshnjës në koncertin recital në Tiranë.
Kantautori ka mbajtur natën e parë të koncertit ‘Nën Yje’ ku në skenë iu bashkëngjit edhe bashkëshortja e tij, Miriam, shkruan Indeksonline.
Në mesin e performimit të hiteve të shumta, Albani dhe Miriam e bënë natën edhe më special kur treguan se gjinia i fëmijës së dytë është djalë.
Kujtojmë që çifti kanë një vajzë me emrin, Ameli./Indeksonline/
