75 Mall Live Search
12:55 / E Shtunë, 28 Shtator 2019 / indeksADMonline

Bogaj: Me buxhetin më të lartë ndonjëherë, Prishtina do krijojë mundësi të reja për zhvillim.

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Yll Bogaj, i cili është njeherit edhe asamblist i Kuvendit të Prishtinës, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka vlerësuar miratimin e buxhetit të Komunës së Prishtinës për vitin 2020.

Ai ka vlerësuar se me miratimin e buxhetit prej 91 milionësh, më të lartin që ka pasur Prishtina ndonjëherë, do krijohen mundësi të reja për zhvillim ekonomik dhe mbështetje për të rinjtë e kryeqytetit.

Bogaj është shprehur i gatshëm dhe i përkushtuar që të vazhdojë përfaqësimin e të rinjve jo vetëm në rrafshin komunal por edhe në nivel vendi.

Yll Bogaj është ndër asamblistët më të votuar për Kuvendin Komunal të Prishtinës në zgjedhjet lokale të vitit 2017 dhe tani është në garë për një ulëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës.