75 Mall Live Search
14:18 / E Shtunë, 28 Shtator 2019 / indeksADMonline

Kjo është arsyeja se pse vajzat e Drenicës kanë humbur me rezultat 40:0 kundër Feronikelit

Futbollistet e Drenicës kanë humbur me rezultat 40:0 kundër Feronikelit në kuadër të Superligës së Kosovës, mirëpo arsyeja e këtij rezultati aq të thellë del të jetë bojkotimi i ekipit të parë  për shkak të problemeve me paga.

Edona Gecaj futbolliste e klubit të Drenicës ka treguar për IndeksOnline se vajzat të cilat kanë luajtur në ndeshjen kundër Feronikelit kanë qenë të grup moshës U16, sepse ekipi senior e ka bojkotuar klubin qe një javë për shkak se nuk i kanë kryer obligimet që kanë pasur ndaj këtyre vajzave.

Po ashtu përveq ekipit të parë ajo ka treguar se e kanë bojkotuar edhe rezervistët andaj në atë ndeshje kanë luajtur vajzat e grup moshës U16, dhe kjo gjë ka ndikuar që ato të humbin me një rezultat kaq të pazakonshëm.

Mirëpo edhe përveq rezultatit sipas këtyre vajzave grup mosha U16 është nënçmuar nga skuadra e Feronikelit.

E pavarësisht kësaj humbje ekipi i parë i vajzave të Drenicës nuk do të heqin dorë nga ky bojkotim deri sa të realizohen obligimet nga skuadra e tyre./Indeksonline/.