75 Mall Live Search
14:29 / E Shtunë, 28 Shtator 2019 / indeksADMonline

“The Simpsons” parashikuan fjalimin e fuqishëm të Greta Thunberg në OKB

Një episod nga seria karikaturiale “The Simpsons” para shikoi shfaqjen e aktivistes së bujshme mjedisore Greta Thunberg. Nuk u tha se kur do të lindte Greta apo si do të dukej, por u kuptua që do të kishte një vajzë adoleshente që do të përcaktohej në qëllimin e saj.

Bëhet fjalë për personazhin Lisa Simpson. Lisa ishte një vajzë inteligjente që me guxim trajtonte me tema serioze. Njëra prej tyre ishte ajo mbi gazrat e dëmshëm në natyrë.

Lisa mbajti një fjalim para bashkëqytetarëve të saj, duke paralajmëruar se qyteti i Springfield nuk do të ekzistojë në 50 vjet për shkak të ndryshimit të klimës.

Në episodin 17 të sezonit 20 të “Simpsons”, Lisa foli për ngritjen e nivelit të detit, dëmtimin nga CO2, atmosferën toksike etj.

Këto janë të gjitha temat që kanë qenë në qendër të vëmendjes në mbarë botën, dhe të cilat adoleshentja suedeze 16-vjeçare Greta Thunberg i ka potencuar muajt e fundit me protagonizimin e saj të pazakontë.

E frikshme/ Si e parashikuan “The Simpson” shfaqjen e Greta Thunberg on Vidnews.