Haradinaj: Referendumi i popullit me 6 tetor për Kosovën 100%
Kandidati për deputet i koalicionit AAK-PSD, Daut Haradinaj po vazhdon të takoj qytetarët në këtë kohë fushate.
Ai së bashku me Blerim Kuqin, sot është takuar me disa punëtorë që do të jenë pjesë e rrugëtimit të koalicionit me 6 tetor, shkruan Indeksonline,
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se karvani për Kosovën 100% shtet po gjen mbështetje në të gjitha anët e Kosovës.
Për më shumë lexojeni postimin e plotë të Daut Haradinajt:
Karvani i mbështetjës për Kosovën shtet 100% po gjenë besim në të gjitha anët e Kosovës.
Sot i prita në takim Blerimin dhe disa nga 250 punëtorët e tij që kishin vendos të jenë pjesë e rrugëtimit tonë të përbashkët me 6 tetor.
Njerëz të ndershëm dhe punëtorë që dora e shtetit do t’i trajton me kujdes në të ardhmen.
Referendumi i popullit me 6 tetor për Kosovën 100%.
Na priftë e mbara!



