75 Mall Live Search
16:45 / E Shtunë, 28 Shtator 2019 / indeksADMonline

Aksidenti në Drenas, një person i lënduar

Sot rreth orës 13:30 ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Terstenik, ku ishin të përfshirë një traktor dhe një veturë.

Si pasojë e përplasjes traktori i cili ka qenë edhe i ngarkuar me dru është ndarë në gjysmë, ndërkohë makina ka pësuar dëmtime materiale.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti për Indeksonline tha se si pasojë e aksidentit  një person ka marrë lëndime trupore. I njëjti  është dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth ores 13:30 ka ndodhe nje aksident trafiku ne fshatin Terstenik. Ne aksident kane qene te perfshira nje traktori dhe nje veture. Si pasoje e aksidentit  1 person ka marre lendime trupore.i njejti  eshte derguar per tretman mjekesor. Me rastin po merret njesiti i trafikut”, tha Ahmeti./Indeksonline/