75 Mall Live Search
17:23 / E Shtunë, 28 Shtator 2019 / indeksADMonline

Anxhelina e ka kandidaten e saj për zgjedhje, atë që po e përkrahin të gjithë

Këngëtarja e njohur, Anxhelina Hadërgjonaj ka bërë tashmë përzgjedhjen e saj se kë do ta votoj për deputete në zgjedhjet e 6 tetorit.

Përmes një postimi në Instagram, ajo ka mbështetur kandidaten e PDK-së ne numër 30, Ariana Musliu-Shoshi.

Kandidatja me numër 30, Musliu-Shoshi shihet si ndër kandidatet më të përgatitura  për të qenë pjesë e legjislaturës së ardhshme të Kuvendit të Kosovës.

Përveç Hadërgjonajt, Musliu-Shoshi ka marrë përkrahje të madhe edhe nga shumë fytyra tjera publiku po ashtu edhe nga populli./Indeksonline/