Tubim madhështor i Nismës në Gjilan, teatri i qytetit nuk i zë përkrahësit e Limajt
Kandidati për kryeministër të Kosovës nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj gjatëpasditës ka takuar strukturat e partisë se tij në qytetin e Gjilanit, prej ku premtoi se kauza e këtij koalicioni do e qoj Kosovën përpara.
Limaj duke iu referuar slloganit “Bashkë për shtetin” tha se nuk shkohet përpara si shtet pa u bashkuar duke ofruar paketa mashtruese për qytetarët e Kosovës. Pretendenti për kryeministër të Kosovës, Fatmir Limaj ka ftuar gjilanasit tha se do punojnë gjithmonë për të gjitha katargoritë e shoqërisë për të forcuar Kosovën. Sipas tij 6 tetori është mundësi e vecantë për Kosovën dhe vendimtare ndoshta edhe për 100 vitet e ardhshme të Kosovës.
Ai kërkoi nga gjilanasit të jenë të kujdesshëm se kujt po ia japin votën.

“Shumëështë e mundur që ky parlament që ka me u zgjedh em 6 tetor do tëngrisë dorën për marrëveshjen me Serbinë dhe ne të gjithë duhet të mendojmë se kujt duhet me ia dhënë besimin si me na e bë marrëveshjen me Serbinë. Kush duhet të ulet në tavolinë e tënëgocioj marrëveshjen më ta sot bota juaj nuk është thjeshtë me qunjë rend ju nana e ju prindër keni kujdes se jeni tu vendos edhe për të ardhmen e fëmijës të fëmijës tuaj”, tha ai.
Teksa ka premtuar përkrahje për punëtorin, rininë, gruan Limaj ka krituar qeveritë e deri tanishme në Gjilan që nuk kanë siguruar ujë tëpijës dhe stadium për gjilanasit. Limaj: Video “Dy gjëra që janë më të rëndësishme si kanë bërë krejt i kisha lënë punët e dy gjëra se kisha lënë pa ua dhënë ujin e pijës dhe stadiumin. Me i pas dy ekipe që krenohet jo vetëm Kosova por Shqiptaria e mos me pas nkë stadium modern bash marre”, tha ai. Kryetari i degës së Nismës Socialdemokrate, SevdailRobelli tha se deri më 6 tetor do kërkojnë votën e gjilanasve për tu bashkuar rreth programi i cili sipas tij ia kthen nderin qyetetarit të Gjilanit dhe këtë qytet e kthen në zonë regjionale. Ai u shpreh se me ardhjen në qeveri të Nismës Socialdemokrate do zhgjidhet problemi i ujit të pijshëm për qytetarët e Gjilanit.
“Së bashku me kryeministrin Limaj qytetarëve të Gjilanit do ia kthejmë dinjitetin dhe Gjilani do jetë qendër rajonale dhe qeveria e ardhshme e udhëhequr nga Fatmir Limaj do të kujdeset seriozisht për problemet e këtij qyteti. Do të filloj me prioritet të merremi me problemin më të madh të këtij qyteti ujin e pijës nuk do të qëndrojmë të lutemi derisa të ketë reshje atmosferike por së bashku do i përvishemi seriozisht kësaj pune”, tha ai. Kandidatët për karrigën e deputetin të Nismës Socialdemokrate në legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës nga Gjilani janë: Sevdail Robelli, Valdete Bajrami dhe Milaim Kosumi.
