Reagon Rashica, pas golit të shënuar ndaj Dortmundit
Milot Rashica u rikthye nga lëndimi duke shënuar gol pas 8 minutash ndaj kandidatit kryesor për ta fituar Bundesligën, Borusisë së Dortmundit.
Ndeshja, megjithatë përfundoi barabartë, 2:2.
Pas ndeshjes, Milot Rashica ka postuar në llogarinë e tij në Facebook duke shprehur gëzimin e tij për rikthimin dhe golin e shënuar, shkruan Indeksonline.
“Shpirti i madh i ekipit sot! I lumtur për të shënuar në lojën time të rikthimit… #MR7” – u shpreh vushtrriasi./Indeksonline/
