75 Mall Live Search
10:13 / E Diele, 29 Shtator 2019 / indeksADMonline

Berisha: Hasjanët janë rreshtuar përkrahë Nismës

Kandidatët për deputet nga Nisma nga qyteti i Prizrenit sot janë takuar me banorët e Hasit.

Zafir Berisha u shprehë se Hasjanët janë të rreshtuar përkrahë Nismës, shkruan Indeksonline.

“Mobilizimi juaj sot, po tregon qartë se tani ka ardhur koha për Nismën Socialdemokrate dhe Fatmir Limajn Kryeministër, andaj ju ftoj që të vazhdoni kështu deri më 6 Tetor, edhe më shumë ta përçoni tek qytetarët programin Socialdemokrat të Nismës dhe t’i votoni kandidatët e Nismës në Prizren, me bindjen se askush më mirë se ata nuk do t’i mbrojë interesat e qytetarëve tanë, ndërsa për Hasin është nder që interesat tuaja në Kuvendin e Kosovës t’i mbrojë Shukri Quni, i cili asnjëherë nuk është ndalur së punuari për të mirën e Hasjanëve.”, është shprehur ai.

Image may contain: 6 people, people sitting, table and indoor

Kandidati për deputet i cili vjen pikërisht nga Hasi, Shukri Quni, duke i përshëndetur të pranishmit pë mbështetjen e vazhdueshme, tha se është mbreslënës mobilizimi i Hasjanëve për ta jetësuar projektin tonë Bashkë për Shtetin.

Image may contain: 15 people, people smiling

“Vetë prezenca juaj sot këtu, është dëshmia më e mirë se në Has po mbizotëron fryma socialdemokrate, dhe angazhimi juaj është garancë e fitores së madhe të Nismës dhe Fatmir Limajt kryeministër.”, përfundoi ai.

Kandidatët tjerë për deputet,Albulena Balaj Halimaj, Afrim Bekteshi, Arbanë Hoti Hajdari, Hasan Ahmetaj, Afrim Tejeci, dhe Adem Qemali, thanë se mbështetja e jashtëzakonshme që po e merr NISMA Socialdemokrate anë e kënd Prizrenit, do të thotë fitore dhe përfaqësim i socialdemokracisë në Qeverinë e Kosovës.

Image may contain: 1 person