“Në derbi nuk ka favorit”
Sot me fillim nga ora 15:00 do të zhvillohet derbi i qytet të Gjilanit.
Dy skuadrat nga ky qytet e kanë nisur mirë sezonin e ri në Superligën e Kosovës dhe të dyja gjenden në pjesën e epërme të renditjes tabelare.
Stadiumi i qytetit në Gjilan pritet të jetë i stërmbushur si gjithnjë nga ‘Skifterat’ dhe ‘Intelektualët’ që gjithmonë garantojnë atmosferë të zjarrtë.
Analisti dhe trajneri i mirënjohur, Ardian Lluminca në një prononcim për KP fillimisht u shpreh së në këtë derbi nuk ka favorit.
“Me vetë faktin qe ky derbi ka marrë këtë epitet dhe këto përmasa tregon që favorit nuk ka, e aq më tepër favorit absolut “, tha fillimisht Lluminca.
Tutje ai foli edhe për përbërjen e dy skuadrave, duke i cilësuar si ndër më të fortat ndonjëherë.
“Mendoj që të dy skuadrat kanë ekipe cilësore e veçmas këtu vlen të theksohet Gjilani që ndoshta e ka ekipin më të mirë të viteve të fundit apo edhe të dekadës së fundit .Përkundër që Drita nuk gjendet mirë aktualisht në tabelë, përkundër që është prapa Gjilanit në renditje, Drita prapë mbetet skuadër serioze për një vend eventual në Evropë dhe këta “indikator” assesi nuk e disfavorizojnë në përballje direkte me Gjilani,” vazhdoi ai.
Në fund ai u shpreh se ky derbi tanimë ka filluar edhe të prodhoj ndeshje të bukura me aksione të mirë një gjë e tillë e cila kohë më parë ka munguar.“Derbi si derbi, shumë ka rëndësi se cila skuadër e ka ditën por tashme ky derbi i Anamoravës përveç rivalitetit të pa kompromis në çdo cep të fushës po prodhon edhe ndeshje të bukur e me aksione të mira,” përfundoi Llumnica.Kujtojmë që të dyja skuadrat vijnë në këtë takim pas një nisje realisht të mirë të edicionit, pasi aktualisht Gjilani zë pozitën e tretë në tabelë me 12 pikë, ndërsa Drita është një pozitë më poshtë me një pikë më pak./Indeksonline/ |