Lahi Brahimaj: Mitrovica, Ferizaj dhe Kaçaniku e dëshmuan se fitorja me 6 tetor do të jetë bindëse
Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Lahi Brahimaj dje ishte në tri tubime elektorale, Feriza, Mitrovicë dhe Kaçanik.
Përmes një postimi në Facebook ai tha se në këto qytete gjetën Aleancë të organizuar, shkruan Indeksonline.

Tutje, ai shtoi se këto tri qytete dëshmuan se fitorja me 6 tetor do të jetë bindëse.
Për më shumë shikojeni postimin e plotë të Lahi Brahimaj:
Mitrovica, Ferizaj dhe Kaçaniku dëshmuan që fitorja me 6 tetor do të jetë bindëse. Në këto qytete gjetëm Aleancën të organizuar më shumë se asnjëherë, qytetarët janë të gatshëm të kontribojnë për shtetin duke e shndërruar në shtet me dinjitet, 100% siguri dhe 100% zhvillim.
#AAK119
#RamushHaradinaj1
#LahiBrahimaj
