75 Mall Live Search
16:15 / E Diele, 29 Shtator 2019 / indeksADMonline

Abdixhiku: Do ta rrisim pjesëmarrjen e fëmijëve ne edukimin para-shkollor

Lumir Abdixhiku, deputet nga radhët e LDK-së, duke shpalosur programin qeverisës ka
potencuar se me LDK-në në qeverisje, do te rritet pjesëmarrja e fëmijëve ne shkollimin para-
shkollor.

Ai ka theksuar se, edukimi parashkollor ndikon ne suksesin e fëmijëve, ne socializmin e tyre, dhe
gjithashtu liron nenat qe te marrin pjese ne tregun e punës. Kosova ka shkallen me te ulet te
pjesëmarrjes se fëmijëve ne edukimin parashkollor. Vetëm 4% e fëmijëve ndjekin shkollimin
parashkollor. Qeveria e LDK-se do ta rrisë këtë pjesëmarrje ne 50%, gjate dy viteve te para te qeverisjes.
Për këtë qellim do te hapen klasa para-fillore dhe do te ndërtohen çerdhe moderne për fëmijët e vegjël.