Ali Berisha: Nuk do të ndërtohen hidrocentralët në rrjedhën e Bistricës së Pejës
Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së Ali Berisha bashkë me kandidatin për kryeministër Ramush Haradinaj, sot kanë vizituar banorët e Rugovës.
Berisha përmes një postimi në facebook ka thënë se nuk do të ndërtohen Hidrocentralet në rrjedhen e Lumbardhit dhe Rugova do të mbetet ashtu siç e krijojë zoti!
Ja postimi i plotë:
Së bashku me Kryeminstrin Haradinaj sot takuam banorët e
Rugovës.
Nga ky takim e dhamë një mesazh të qartë si për trevën e Rugovës si për mbarë
qytetarët e komunës së Pejës:
-Nuk do të ndërtohen Hidrocentralet në rrjedhen e Lumbardhit dhe Rugova do të mbetet ashtu siç e krijojë zoti!
-Rruga e Peklenes do të kryhet shpejtë;
-Do të bëhet zgjërimi i rrugës Pejë – Kuqishtë.
-Do të bëhet ndryshimi ligjit për Parkun Nacional, duke marrë parasysh kërkesat e banorëve;
-Do të përkrahim fuqishëm zhvillimin e turizmit në këtë bukuri që na fali Zoti;
Për këto premtime, garancë e kemi Kryeminstrin Haradinaj!
Faleminderit Rugovë