Mijëra qytetarë në Istog, Gani Dreshaj me një status emocionues e falënderues
Koalicioni AAK-PSD sot ka mbajtur një tubim në Istog. Në këtë tubim është parë një numër i madh i qytetarëve të interesuar për konceptin 100% shtet.
Gani Dreshaj, kandidat për deputet nga radhët e AAK-së, përmes një shkrimi të postuar në llogarinë e tij Facebook ka falenderuar bashkëqytetarët e tij për përkrahjen e parezervë, teksa ka thënë se si në humbje ashtu edhe në fitore, ai do të jetë përgjithmonë biri i Istogut.
Ky është postimi i tij i plotë:
Istog, unë kam mendu për ju edhe kur jam në Vrellë, edhe kur jam në Istog, edhe kur gjendem në Prishtinë, edhe kur shkoj në Gjermani.
Istog, jam krenu gjithmonë me kulturën e përkrahjen e juaj që ma keni dhënë parezervë.
Istog, në humbje e fitore, në sfida e vështirësi, unë gjithmonë do jem biri yt.
Faleminderit për këtë pritje madhështore që na keni bërë sot, neve dhe njeriut që na i ka hapur gjithmonë dyert, Ramush Haradinajt.

