75 Mall Live Search
22:18 / E Diele, 29 Shtator 2019 / indeksADMonline

Kandidatët për deputet nga komuna e Ferizajit shpalosin prioritet e tyre

Sonte, në emisionin Pressing, në televizionin T7, janë përballur kandidatët për deputetë në Kuvendin e Kosovës nga Ferizaj.

Shtabet Zgjedhore të LDK’së, Vetëvendosjes, PDK’së, AAK-PSD’së, Ata janë: Adem Salihaj LDK; Dimal Basha VV; Mustafa Grainca PDK; dhe Xhavit Zariqi AAK-PSD.

Ata gjatë emisionet shpalosët premtime e subjekteve politikë të ciët ata përfaqësojne për këtë komunë.

Kandidati për deputet nga radhët e Vetëvendosje, Dimal Bashka ka thënë se Qeveria Kurti nuk ka program specifik për ndonjë komunë por në përgjithësi për Kosovën.

“ Albin Kurti nuk ka program vetëm për Ferizajn, ne jemi duke u marrë me krejt Kosovën. Është 400 milion euro grandi komunal me bo investime kapitale, 200 grande  që do të thotë 20 milionë euro që dalin prej buxhetit të Kosovës”, tha Basha.

Basha theksoj se qeveria Kurti prioritet ka investimin në arsim, shëndetësi. Ne kemi me investua në arsim.

Derisa, kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Adem Salihaj tha se në Komunën e Ferizajit deri më tani nuk janë parë investime të mëdha, e sidomos sipas tij që thuhen investime milionshe.

“Ne nuk kemi parë për 2 vitet 100 milionë euro në Ferizaj sepse projektet që investohen me miliona shihen. Nuk ka ndërtime ne Ferizaj që shihen ku janë investua miliona euro. Kyçja në autostradë është miratuar nga Pal Lekaj edhe Ramush Haradinaj e kanë heq prej buxhetit, u rifut për nevoja te fushatës të Ramushi Haradinaj ai e bëri këtë hap 5, 6 muj para se me ra kjo qeveri”

“Stili i LDK-së është institucional që buxheti të ndahet me atë që japin komunat për buxhetin. Cilat projekte do të vijnë në Ferizaj vendosin qytetarët bashkë me qeverinë, varësisht prej nevojave që ka kjo komunë”, tha Salihaj.

Ndërkaq, kandidati i PDK-së, Mustafa Grainca tha e në me qeverinë e Kadri Veselit se pari do të njohin logjikën e financimit të përfundimit të projekteve.

“Së pari do ta njohim logjikën e financimit të përfundimit të  projekteve. Faktin që Ferizaji ka kthy në pushtet PDK-në ka pranuar dhe do të pranoj kur kryeministër do të jetë Kadri Veseli. Në programin tonë përveç vijave të trasha që kemi zhvillimin ekonomik. Është duke u zhvilluar plani i hekurudhës në këtë komunë. Logjika e rritjes së buxhetit të komunës do ta bëjmë realitet do ta ndryshojmë ligjin e financave lokale, ku ndahet buxheti i komunave nga niveli qendror” tha ai.