Kadaj – Bujupi: Pjesëmarrja masive në Istog, entuziazëm dhe mbështetje për Qeverinë e re Haradinaj
Kandidatja për deputete nga radhët e AAK-së, Donika Kadaj Bujupi, përmes një shkrimi të bërë në faqen e saj zyrtare, Facebook ka thënë se pjeëmarrja masive e qytetarëve në tubimin e sotëm në Istog flet për mbështetjen për Qeverinë e re Haradinaj.
“Sonte, Kosova ishte Istogu dhe Istogu ishte Kosova.
Pjesëmarrje masive, entuziazëm dhe mbështetje për Qeverinë e re Haradinaj.
Për 6 tetorin e fitores. Që numri 119 të qeverisë me dije, guxim dhe vendosmëri.
Për Kosovën, 100% shtet”, ka shkruar ajo./Indeksonline/




