Ngjarjet e ditës së sotme
OEK në bashkëpunim me Bankën Botërore organizon Punëtorinë e Gatishmërisë së Ballkanit Perëndimor për Investime të Ekuitetit Privat. (Oda Ekonomike e Kosovës, ora 9:00)
Në nderim të Jacques Chirac, ish-president i Francës, një libër ngushëllimesh do të hapet në Ambasadën e Francës në Prishtinë, rruga “Ismail Qamili”, numër 76, ora 9:30-12:00)
Festivali i Kafes dhe Çajit – 5 rihap dyert e saj për të mirëpritur adhuruesit e kafes dhe çajit. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 10.00-20.30)
Partia FJALA hap fushatën parazgjedhore në qendër të Rahovecit. (Ora 11:00)
Fakulteti Ekonomik organizon mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së profesorit shumëvjeçar, Prof. Dr. Partizan Shuperka. (Amfiteatri i Vogël i Fakultetit Ekonomik, ora 11:00)
Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Malishevë mban tubim në Malishevë. (Shtëpia e Kulturës “Tahir Sinani”, ora 12:00)
Mbahet konferenca e përbashkët për media e zëvendëskryeministrit të parë në detyrë, Behgjet Pacolli me homologun e tij finlandez, Pekka Haavisto. (Ministria e Punëve të Jashtme, ora 14.00)
Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre, Vjosa Osmani, bën homazhe te Kompleksi Memorial, afër Komunës së Hani Elezit. (Ora 15.00)
Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Finlandës, Pekka Haavisto. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15.00)
Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre, Vjosa Osmani, merr pjesë në tubimin zgjedhor në Kaçanik. (Shtëpia e Kulturës “Xheladin Kurtaj”, ora 15:30)
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) mban tubim zgjedhor në Podujevë, ora 16:30
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli, mban tubim me qytetarët e Komunës së Drenasit ( Palestra e Sporteve, ora 17:00)
Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre, Vjosa Osmani, merr pjesë në tubimin zgjedhor në Ferizaj. (Salla e sporteve “Bill Clinton”, ora 17:00)
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) mban tubim zgjedhor në Obiliq – Salla e Sportit “Adem Jashari”, ora 18:00
Kandidati për kryeministër të Kosovës nga koalicioni NISMA-AKR-PD, Fatmir Limaj merr pjesë në tubimin elektoral në Malishevë. (Palestra e Sporteve “Habib Zogaj“, ora 18:00)
Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre, Vjosa Osmani, merr pjesë në tubimin zgjedhor në Lipjan. (Sheshi “Adem Jashari”, ora 18:00)
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli, mban tubim me qytetarët e Komunës së Istogut. (Shtëpia e Kulturës, ora 18:30)
Hapet ekspozita Realitete të zgjeruara të Monika Kropshofer. (Galeria ‘Qahili’, lagjja ‘Veterniku’ Prishtinë, ora 19:00)
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) mban tubim zgjedhor në Vushtrri – ora 19:30