75 Mall Live Search
08:58 / E Hënë, 30 Shtator 2019 / indeksADMonline

4 lagje të Prizrenit ia hapin dyert e fitores Nismës

Kandidatët për deputet nga Nisma Socialdemokrate në Prizren, me një tubim madhështorë u priten nga banorët e lagjeve 11Marsi, 2Korriku, Dardania dhe Petrova.

Kandidati për deputet, Zafir Berisha, tha se qytetarët anë e kënd Kosovës janë vënë në përkrahje të projektit tonë Bashkë për Shtetin, përkrahja juaj, entuziazmi juaj për të kontribouar drejt fitores së madhe, është vula që do të vendoset në zgjedhjet e 6 tetorit, me Fatmir Limajn kryeministër.

Ne sot jemi këtu para jush që ta përçojmë mesazhin tek gjithë qytetarët e Prizrenit se përfaqësimi i Nismës në qeveri është domosdoshmëri e kohës, andaj ju ftoj që kështu sikur jemi sot të bashkuar, më 6 tetor t’i japim vulë fitores tonë të madhe, përfundoi kandidati për deputet, Zafir Berisha.

Kandidatët tjerë për deputet, Afrim Bekteshi, Arbanë Hoti Hajdari, Shukri Quni, Hasan Ahmetaj, Afrim Tejeci dhe Adem Qemali, thanë se përqafimi i programit tonë socialdemokrat nga të gjitha moshat, është vërtetuesi më i mirê se qeveria në ardhje do t’i bartë ngjyrat e socialdemokracisë.