Dhurata Hoxha: Vllahia e Shalës, në përkrahje të “Dekadës së re”
Sot po zhvillohet dita e pestë e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.
Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Dhurata Hoxha, së bashku me bashkëpunëtorë kanë takuar banorët e fshatit Vllahi në Mitrovicë.
Sipas Hoxhës, ky takim rikonfirmoi mobilizimin që deri më sot nuk ka ngjarë në Mitrovicë.
Kujtojmë që Hoxha mban numrin 27 në këto zgjedhje në listën e Partisë Demokratike të Kosovës.
Postimi i plotë:
Në Vllahi të Shalës – mobilizim në përkrahje të Dekadës së Re! Ndërtojmë të ardhmen, për Ty dhe Shtetin!
#PDK112#KadriVeseli1#DhurataHoxha27
