Policia kap me dron të dënuarin, që ishte në arrati prej 17-vjetësh
Policia kineze ka arrestuar një burrë në arrati prej 17- vjetësh, pasi përdorën një dron për të zbuluar ku ishte fshehur.
Song Jiang, 63-vjeç, u gjet i fshehur në një shpellë. Ai ishte burgosur për trafikim të grave dhe fëmijëve, po arriti të arratisjes nga një kamp burgu në vitin 2002.
Ai jetoi i fshehur në një shpellë larg njerëzve vite me radhë. Policia e Yongshanit mori të dhëna rreth vendndodhjes së Songut në fillim të shtatorit.
Të dhënat e çuan policinë në malet e provincës Yunnan në Kinën Jugperëndimore.
Pas kërkimeve oficerët nuk arritën të gjenin gjë, ndaj dërguan një dron në zonë për të kontrolluar.
Droni vuri re një pllakë çeliku me ngjyrë blu në një shkëmb të pjerrët si edhe gjurmë të mbeturinave shtëpiake aty pranë.
Policia më pas shkoi në këmbë drejt shpellës së vogël ku burri qëndronte i fshehur vite me radhë.
Sipas policisë, burri kishte jetuar në izolim për aq shumë vjet saqë e kishte të vështirë të komunikonte me oficerët.
63-vjeçari kishte përdorur shishe plastike për të marrë ujë të pijshëm nga një lumë aty pranë dhe përdori degë pemësh për të ndezur zjarr.
Tashti është dërguar sërish në burg.