FFK-ja denoncon në polici shitjen ilegale të fanellave të Kombëtares
Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se ka denoncuar në polici shitjen ilegale të fanellave të Kombëtares së Kosovës nga dyqane online në rrjetet sociale, siç është rasti i fundit me “RK sport shop”.
FFK-ja sqaron opinionin se falsifikimi i tillë nuk do të tolerohet në asnjë mënyrë dhe të gjithë ata që do të bëjnë shitjen e tillë të fanellave, do të paraqiten në prokurorinë e shtetit dhe në agjencinë e të drejtave autoriale dhe do të dënohen sipas ligjeve në fuqi të Kosovës.

Njëherësh FFK-ja bën me dije se fanellat origjinale të Kombëtares të të interesuarit mund t’i blejnë në dyqanin zyrtar të kompanisë “Fourteen” në linkun: https://www.14fourteen.it/product/kosova/
Po ashtu, FFK është duke punuar në hapjen e dyqaneve zyrtare edhe në Kosovë për shitjen e fanellave të Kombëtares, për çka opinioni do të njoftohet me kohë.
